Pritjet në dalje në pikat kufitare të vendit janë rritur teksa mërgimtarët janë duke u kthyer në shtetet evropiane.
Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdarë pritjet janë deri në 80 minuta teksa kolona në dalje është deri në 600 metra.
Ndërsa pritjet në dalje në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë deri në 60 minuta ndërsa në hyrje deri në 30 minuta.
Më poshtë mund të gjeni pritjet në hyrje-daljet në gjitha pikat kufitare të vendit.



