Sporti

Më 5 shkurt do të mbahen zgjedhjet për kryetar të FFK-së

01/02/2026 16:49
nga:Mergim Rreci

Në muajin shkurt do të mbahen zgjedhjet për kryetar të FFK-së.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se Kuvendi do të mbahet me datë 5 shkurt, 2026.

Ky Kuvend do të mbahet në seli të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.

Kujtojmë që kryetar momental është Agim Ademi dhe sipas burimeve tona, deri më tash nuk ka kundër-kandidat as në garën e këtij viti.

/GazetaBlic Sport/