Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.
Haradinaj homazhet i bëri me disa bashkëpartiakë dhe shkroi në librin e zisë për Dacin në Kuvendin e Kosovës.
“Lamtumira e fundit për Kryetarin, Nexhat Daci. Kujtimi i tij do të mbetet i përhershëm”, shkroi Haradinaj.


