Legjenda spanjolle e futbollit, Sergio Ramos, në bashkëpunim me një grup investitorësh, ka paraqitur një ofertë të fuqishme financiare për blerjen e Sevilla Football Club.
Lajmi raportohet nga media spanjolle Carrusel Deportivo dhe ka shkaktuar jehonë të madhe në botën e futbollit.
Nëse kjo marrëveshje realizohet, ajo mund të shënojë një kapitull të ri historik për klubin andaluzian, duke pasur parasysh lidhjen e ngushtë që Ramos ka me Sevillan, ku ai ka hedhur hapat e parë në karrierën e tij profesionale.
🚨💰SERGIO RAMOS PRESENTA UNA OFERTA FORMAL PARA COMPRAR EL SEVILLA
🤝 El defensa lidera un grupo de inversores interesados en la compra de club
ℹ️ Cadena SER pic.twitter.com/3Nn19K50iX
— Post United (@postunited) January 1, 2026


