Lajme

Dëmtohen disa vetura nga plumbat gjatë festimeve të Vitit të Ri në Prishtinë

01/02/2026 10:13
nga:Y I

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, disa vetura në kryeqytet janë dëmtuar nga predha të armës.

Nga data 31 dhjetor 2025 deri më 1 janar 2026, tre persona kanë raportuar dëmtime të veturave të tyre, ndërsa më 1 janar një tjetër veturë u godit në xhamin e pasmë gjatë lëvizjes.

Në asnjë rast nuk raportohet për të lënduar, ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për identifikimin e autorëve.

“Në tre raste të ndara, tre ankues meshkuj kosovarë, kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga predha të armës, dyshohet gjatë festimeve. Policia është duke hetuar rastin”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij në lëvizje, një predhë ka goditur xhamin e pasmë i cili është thyer. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.