Lajme

Festimet e Vitit të Ri: Tre vetura dëmtohen nga predha armësh në Prishtinë

01/02/2026 09:31
nga:Y I

Në tre raste të ndara në Prishtinë, tre qytetarë kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga predha armësh, që dyshohet të jenë shkrepur gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia po heton rrethanat e rasteve

Raporti i plotë:

Prishtinë / 31.12.2025 – 01.01.2026 – Në tre raste të ndara, tre ankues meshkuj kosovarë, kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga predha të armës, dyshohet gjatë festimeve. Policia është duke hetuar rastin.