Lajme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Këta janë më të votuarit për deputetë!

01/02/2026 09:10
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar rreth 90% të votave të kandidatëve për deputetë.

Nga kjo përqindje, top pesë më të votuarit nga secili subjekt politik nuk kanë ndryshuar renditjen.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti:

LVV: Albin Kurti 312.308 vota, Glauk Konjufca 242.134 vota, Albulena Haxhiu 127.436 vota, Hekuran Murati 126.176 vota dhe Donika Gërvalla 113.853 vota.

PDK: Bedri Hamza 140.643 vota, Arian Tahiri 62.775 vota, Përparim Gruda 57.656 vota, Uran Ismaili 46.798 vota dhe Sala Jashari 42.362 vota.

LDK: Lumir Abdixhiku 70.747 vota, Hykmete Bajrami 44.202 vota, Ukë Rugova 38.925 vota, Avdullah Hoti 35.166 vota dhe Doarsa Kica Xhelili 34.271 vota.

AAK: Ramush Haradinaj 37.146 vota, Daut Haradinaj 22.055 vota, Besnik Tahiri 21.968 vota, Bekë Berisha 16.104 vota dhe Agim Çeku 14.883 vota.