Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë, sot në 2 janar 2026 në aksin Lezhë–Shkodër.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Martin Marku për Klan News, dy automjete janë përplasur me forcë në afërsi të fshatit Gocaj.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga mjetet e dëmtuara rëndë. Më pas, trupat janë transportuar me autoambulancë drejt morgut.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Qarkullimi shfaqet problematik përkohësisht në këtë segment rrugor, për shkak të ngjarjes së rëndë.
/tvklan.al/


