Lajme

Haradinajt të parët, Besnik Tahiri i dyti, Bekë Berisha…më të votuarit e AAK me rreth 90% të votave të numëruara

01/01/2026 23:21
nga:Sh R

Kur janë numëruar 89,52 % të votave të kandidatëve për deputetë, nga AAK-ja prin Ramush Haradinaj me 37,095 vota.

Pas tij është Daut Haradinaj me 22,038 vota.

I treti renditet Besnik Tahiri, me 21,937. Bazuar në numërimin e deritashëm ulsen e deputetit do ta ketë edhe Bekë Berisha me 16.085 votave,

Po ashtu, pa kuotë gjinore hynë Time Kadriaj e cila ka 14,071 vota.

Bazuar në këto rezultate, AAK do të ketë 6 deputetë, ku sipas kuotës gjinore nga kjo përberje duhet 4 burra dhe dy gra – gruaja e dytë më e votuar është Albana Bytyqi që ka 8,774 vota.