Lajme

Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 15 minuta për të dalë nga Kosova

01/01/2026 17:02
nga:G B

Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet për të dalë nga Kosova nuk janë më të gjata se 15 minuta, konkretisht në Merdarë.

Derisa në pikat tjera, pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta.

E gjithashtu, edhe për të hyrë në Kosovë, pritjet s’janë më shumë se 5 minuta.