Lajme

Çfarë dihet deri tani për zjarrin në resortin e skive në Zvicër

01/01/2026 15:35
nga:Lorik J

Policia ka konfirmuar se “disa dhjetëra” persona kanë vdekur nga shpërthimi në një restort skijimi në Zvicër, ndërsa rreth 100 janë të lënduar.

Ministria italiane e Jashtme tha se informacionet nga policia zvicerane sugjeronin rreth 40 viktima, por policia nuk dha detaje më të sakta gjatë konferencës për shtyp.

Rreth orës 01:30 të mëngjesit, sipas orës lokale, u pa tym në bar dhe u thirrën shërbimet e emergjencës. Patrullat e zjarrfikësve dhe policisë “arritën shpejt në vendngjarje”.

Zyrtarët thanë se qindra persona u prekën nga shpërthimi dhe se ishin nga shumë kombësi të ndryshme.

Ata shtuan se do të duhej kohë për të identifikuar se kush ka vdekur dhe kush është i plagosur, si dhe prej nga vijnë, duke pasur parasysh që shumë kombësi mund të jenë përfshirë.

Zjarrfikësit janë mobilizuar nga e gjithë rajoni, thanë zyrtarët.

Shumë viktima kanë “djegie të rënda”, shtuan ata. Njësitë e kujdesit intensiv në spitalet lokale “janë plot”, dhe disa pacientë po transferohen në spitale të tjera të kantoneve për trajtim urgjent.

Policia konfirmoi se nuk ka tregues që ky të ketë qenë një sulm terrorist.

Zona është mbyllur plotësisht, dhe është vendosur një zonë ndalimi fluturimi (no-fly zone) mbi Crans-Montana, tha policia në një deklaratë.