Lajme

Incidente gjatë natës së Vitit të Ri në Sarandë, 55 persona morën ndihmë në spital

01/01/2026 14:31
nga:Lorik J

Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë kanë kaluar me jo pak raste plagosjesh nga përdorimi i fishekzjarrëve.

Për dy raste sipas bluzave të bardha është dashur ndërhyrja e kirurgut në sallë.

44 vjeçarit Arjan Braho, banor i Sarandës i ka plasur kapsolla duke i dëmtuar tre gishta të dorës së djathtë.

E plagosur në dorë me dëmtimin e dy gishtave të dorës së djathtë nga fishekzjarrët ka marrë ndihmën mjekësore në spital edhe 32 vjeçarja Visilda Jakupi.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë marrë ndihmë në urgjencën e spitalit të Sarandës 55 raste, kryesisht nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe raste të personave të dehur.