Chelsea mund të jetë gati të marrë një vendim interesant për trajnerin e tyre të ardhshëm pas largimit të Enzo Marescas.
Sipas The Guardian, një nga zgjidhjet e mundshme për pozicionin e trajnerit te Chelsea është emërimi i Liam Rosenior. Anglezi 41-vjeçar është aktualisht në krye të klubit francez Strasbourg, i cili është klubi partner i Chelseat.
Do të ishte një hap i madh në karrierën e Rosenior, i cili e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar te Hull City dhe më pas ishte trajner i tyre midis viteve 2022 dhe 2024.
Besohet se ai do ta mirëpriste mundësinë për të drejtuar një nga klubet më të mëdha në Premier League, por emërimi i tij varet nëse klubi i tij aktual, Strasbourg, mund të gjejë një zëvendësim cilësor në një afat të shkurtër.
/GazetaBlic Sport/

