Një aksident mes një veture dhe një biçiklisti ka ndodhur sot në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se biçiklisti ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 11:50 në rrugën “Agim Qelaj” në Pejë, ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një biçiklisti”.
“Biçiklisti ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. I njëjti sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.


