Lajme

Nata e ndërrimit të viteve, 55 të lënduar me mjete piroteknike dhe dy me armë zjarri

01/01/2026 12:15
nga:Genita C

Gjatë festimeve të Vitit të Ri, disa persona kanë pësuar lëndime.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për Klankosova.tv ka bërë të ditur se mbi 50 persona janë lënduar me mjete piroteknike, ndërsa dy me armë zjarri.

“55 të lënduar me mjete piroteknike. 2 me armë zjarri”, është shprehur ai.