Lajme

Arrestohet një person në Skenderaj, shtiu me armë nga vetura

01/01/2026 10:35
nga:Y I

Është arrestuar një person në Skenderaj, pasi i njëjti ka shtënë me armë nga vetura.

Policia ka bërë të ditur se pistoleta me gaz dhe një gëzhojë është sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shtënë me armë nga vetura. Pistoleta me gaz dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.