Lajme

“Partneriteti ynë vazhdon të forcohet”/ Ambasada e SHBA në Tiranë uron shqiptarët për Vitin e Ri

12/31/2025 16:54
nga:G B

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar shqiptarët me rastin e festave të fundvitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se këtë fundvit, festohen arritjet e mëdha, por dhe për entuziamin që do vijë në 2026.

Ndër të tjera, ambasada thotë se partneriteti SHBA-Shqipëri vazhdon të forcohet.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, thuhet në njoftim.