Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet familjes Duhani për vdekjen e Bardh Duhanit, si dhe familjes së Arsim Rexhepajt, për vdekjen e nënës së tyre.
Haradinaj ka thënë se kontributi i Bardh Duhanit, për çështje kombëtare do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje.
Postimi:
Sot, me familjen Duhani dhe shumë miq, i dhamë lamtumirën e fundit patriotit shqiptaro-amerikan, Bardh Duhani. Kontributi i tij për çështjen kombëtare dhe dashuria për atdheun do të kujtohen me respekt e mirënjohje.
Po ashtu, me bashkëpunëtorë, isha për ngushëllime te familja atdhetare e Arsim Rexhepaj pas vdekjes së nënës së tyre, Fazile Qorri Rexhepaj. E ndjera ishte një grua e urtë, një nënë patriotike e atdhetare e cila tërë jetën ishte e angazhuar për lirinë e Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet Duhani dhe Rexhepi. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre.


