Lajme

Kurti, Konjufca, Haxhiu, Murati e Gërvalla, top 5-shja më e votuar e VV-së!

12/31/2025 13:13
nga:Genita C

Nga rreth 80 për qind të votave të numëruara, tashmë po bëhet e qartë se kush do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë ndërprerë procesin për shkak të Vitit të Ri, për të vazhduar nesër, nga ora 16:00.

Bazuar në të dhënat e përditësuara deri më tani, nuk ka fort ndryshime te Lëvizja Vetëvendosje.

Te LVV, top 5-shja e parë janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.