Lajme

Dehet 28-vjeçari në Kurbin: Del me automatik në rrugë, kërcënon qytetarët dhe dëmton pronat

12/31/2025 11:46
nga:Y I

Një 28-vjeçar nga Laçi ka rënë në prangat e Policisë së Kurbinit, pasi u konstatuan i dehur dhe i armatosur me një armë kallashnikov, ndërsa kërcënonte qytetarët në rrugë dhe thyente xhama biznesesh dhe automjetesh.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së informacionit për një shtetas të armatosur që lëvizte me armë zjarri automatike, kërcënonte qytetarë dhe dëmtonte prona, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Reagimi’. Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. Gj., 28 vjeç, banues në Laç. Në gjendje të dehur dhe me armë në dorë, ai kërcënoi disa qytetarë dhe theu xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali. Gjatë arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.