Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, ndau mendimet e tij pas ndeshjes së xhiros së 12-të të ligës së Arabisë Saudite kundër Al-Etiffaq, e cila përfundoi me një barazim dramatik 2-2.
Al-Nassr kishte 55% të posedimit të topit, prodhoi 16 gjuajtje dhe krijoi 4 raste të mëdha, por nuk arriti të siguronte të tre pikët.
“Jemi në rrugën e duhur dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë në vitin 2026”, shkroi Ronaldo pas ndeshjes.
Në këtë ndeshje, sulmuesi 40-vjeçar shënoi me shpinë, që ishte goli i tij i 41-të në vitin 2025 dhe i 957-ti në karrierën e tij, ndërsa ai gjithashtu përfundoi 3 gjuajtje në portë dhe fitoi 6 duele.
/GazetaBlic Sport


