Lajme

Shala: Opozita iu frikësua ballafaqimit me Kurtin

12/31/2025 09:17
nga:Y I

Opinionisti Azdren Shala ka kritikuar ish-opozitën për paraqitjen e tyre në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Shala tha se ish-opozita është frikësuar t’i bëjë ballë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

“Problemi është se opozita nuk e ka bërë atë që e kanë bërë opinionistët. Me më pasë dëgju mua opozita çka kam fol këtu që një vjet, ata e kishin ballafaqu Kurtin, nuk e kishin ulur kokën. Ta kish bë këtë opozita prej 9 shkurtit kundrejt Albin Kurtit, sot do të kishin tjetër rezultat, por s’e kanë bo, janë tut”, tha Shala.