Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli për fitoren e javës së 19-të të Premier League kundër Aston Villa (4–1).
“Një mbrëmje e mrekullueshme. Një ndeshje shumë e vështirë, siç e prisnim. Ata janë një kundërshtar shumë i fortë.
“Luajtëm paksa të pasigurt në 10 minutat e para dhe na u desh të përshtateshim. Por duhet t’u japim merita kundërshtarëve tanë – ata arritën të thyenin dy herë presionin tonë dhe të nisnin sulme, ku janë shumë të rrezikshëm. Pas kësaj, ne morëm iniciativën dhe filluam të krijonim raste.
“E nisëm pjesën e dytë në mënyrë brilante, u bëmë më aktivë dhe ishim efektivë në gjithçka që bëmë. Na u desh të ishim shumë të kujdesshëm dhe të zgjidhnim momentin e duhur për të vendosur se kur dhe çfarë të bënim. Ky është një meritë e madhe për lojtarët e mi sepse nuk është e lehtë kundër kësaj skuadre.
“Kemi krijuar shumë raste në javët e fundit, por sot ishte ndryshe. Në ndeshjet e tjera, na u desh të luftonim për gola, por sot cilësia e përfundimit tonë ishte e nivelit të lartë dhe vendosi rezultatin e ndeshjes.
“Sot pamë sa i rëndësishëm është Gabriel për ne. Ai u rikthye pas gjashtë javësh mungesë, megjithëse ndoshta duhej të kthehej pas tetë javësh, por u rikthye më herët. Ai iu kundërvu me qetësi ndoshta njërit prej sulmuesve më të mirë në ligë, Ollie Watkins, i cili është shumë i vështirë për t’u markuar. Mendoj se luajti shkëlqyeshëm.
Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, shkoi në dhomën e zhveshjes menjëherë pas fishkëllimës së fundit.
“Nuk është problem. Ndonjëherë e gjejmë veten në situata të tilla, kështu që nuk ka rëndësi për mua”, tha Arteta në Sky Sports.
/GazetaBlic Sport


