Lajme

A u harruan veteranët e invalidët e luftës nga institucionet? Flet Xhevdet Qeriqi

12/30/2025 23:38
nga:G B

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së, dega në Fushë-Kosovë, pati kritika për institucionet shtetërore.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai tha se veteranët shpesh janë harruar nga institucionet.

“Ne kemi protestuar edhe gjatë qeverisjeve të kaluara, e kemi ngritur zërin edhe gjatë qeverisë Kurti, por fatkeqësisht nuk janë marrë me këto kategori, përveç urimeve që i bëjnë në ditë të caktuara”, u shpreh ai.

Tutje, Qeriqi tha se kategoritë të cilat i përfaqëson ai, nuk janë trajtuar dinjitetshëm, siç e meritojnë.

“Kanë vepruar në shumë raste edhe kundërligjshëm, sepse tash e ka vërtetuar edhe Gjykata se është vepruar në kundërshtim me ligjin, duke iu mohuar veteranëve që të gëzojnë pensionin edhe të punojnë. Qeveria është e obliguar që ta zbatojë këtë vendim”, theksoi kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së, dega në Fushë-Kosovë.