Burnley nuk ia ka dalë të marrë dot pikë kundër Newcastle, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të në Premier League. Të besuarit e trajnerit Scott Parker u mposhtën 1 – 3.
Golat e shpejtë në fillim të ndeshjes, ndikuan, aq sa Bërnley e pati të vështirë për të ndryshuar “fatet”. Sulmuesi shqiptar Armando Broja zhvilloi paraqitje pozitive, madje kontriboi me asist te finalizimi i Laurent.
Në minutat e fundit të duelit, përveç golit të 3-të për Newcastle, Broja pësoi dëmtim jo të lehtë. Shprehjet e fytyrës nga 24-vjeçari demostruan dhimbjet që ai përjetoi, aq sa u shtri në fushë. Nuk është e qartë nëse shqiptari ka tërheqje muskulare apo ka diçka më serioze.

