Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në pasditën e sotme, në rrugën Zhujë Selmani, në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, kështu konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.


