Lajme

Mbi 45% të numëruara, kaq vota kanë marrë liderët e partive politike deri më tani

12/30/2025 18:08
nga:G B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar deri tani 47.75% të votave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë.

Nga 2,557 vendvotime gjithsej, 1,221 janë tashmë të numëruara, dhe rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.34% të votave. Lideri i saj, Albin Kurti, ka marrë deri tani 165,893 vota.

Në vend të dytë renditet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i cili ka marrë 75,124 vota. Pas tij është lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me 36,190 vota, ndërsa në vend të katërt renditet lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me 18,184 vota.

Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate ka marrë deri tani 5,057 vota.

Nga totali i qytetarëve me të drejtë vote, që është 1,999,204, kanë votuar 899,517 qytetarë.

Sa i përket përqindjeve të partive:

Lëvizja Vetëvendosje: 49.34%

Partia Demokratike e Kosovës: 20.98%

Lidhja Demokratike e Kosovës: 13.57%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 5.66%

Nisma Socialdemokrate: 1.70%.