Dy persona janë gjetur të vdekur në një vilë në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodra Nikçi, deklaroi për Klankosova se Prokurorja e Krimeve të Rënda është duke shkuar drejt vendit të ngjarjes.
“Policia është në vendin e ngjarjes. Prokurorja e Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Kaq mund të jap informata për momentin”, deklaroi Nikçi.
Lidhur me rastin për Klankosova.tv kanë folur edhe policia.


