Lajme

E rëndë: Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë

12/30/2025 16:29
nga:G B

Dy persona janë gjetur të vdekur në një vilë në Pejë.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore. Këto janë detajet që për momentin i kemi nga terreni”, deklaroi Gashi.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja.