Sporti

Pësuan 12 gola nga goditjet standarde, Liverpooli shkarkon ndihmësin e Arne Slot

12/30/2025 16:20
nga:Mergim Rreci

Në “Anfield Road” ka nisur llogaridhënia. Forma e dobët e shfaqur nga skuadra këtë sezon ka detyruar drejtuesit e skuadrës që të marrin masa dhe të evidentojnë fajtorët.

I pari që ka paguar shtrenjtë formën e dobët të skuadrës në situatat e goditjeve standarde është ndihmësi i Arne Slot, Aaron Briggs. Ky i fundit është shkarkuar pasi Liverpool-i ka pësuar këtë sezon plot 12 gola në situata të goditjeve standarde duke u kthyer së bashku me Burnemouth në skuadrat që mbrohen më keq në Premier në të tilla situata.

Ekipi i Slot performon keq edhe në sulm në situata të tilla pasi ka shënuar gol vetëm tri herë në këtë sezon. Të tilla statistika kanë detyruar drejtuesit e ekipit të “Anfield Road” që të ndryshojnë diçka edhe pse jemi në mes të sezonit.