42 vjeçari G.P. është arrestuar sot në Prishtinë pasi dyshohet për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur më 28 dhjetor.
Ai është ndaluar për 48 orë.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Operacioni policor ndërlidhet me një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur më 28.12.2025 në Prishtinë. Personi i dyshuar, G.P., mashkull, 42 vjeç, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.”


