Njësiti i Trafikut të Prishtinës ka shqiptuar gjobë prej 50 eurove ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në rrugë.
Policia bën me dije se pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Organet e rendit apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.


