Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet.
Aktualisht sipas KQZ-së janë numëruar 34.88% e votave.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deri më tani këta janë 5 më të votuarit.
1. Ramush Haradinaj, 13 mijë e 43 vota;
2. Daut Haradinaj, 7 mijë e 939 vota;
3. Besnik Tahiri, 7 mijë e 823 vota;
4. Bekë Berisha, 5 mijë 834 vota;
5. Time Kadrijaj, 5 mijë e 332 vota.
Bazuar në rezultatin preliminar, AAK-ja e ka kaluar pragun zgjedhor duke marrë 5.66 për qind apo 49 mijë e 698 vota.


