Lajme

Buzhala i VV’së: Në bazë të trendit është e qartë se nuk do të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës

12/30/2025 13:21
nga:Genita C

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Viktor Buzhala, njoftoi se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës pasi, sipas numërimit preliminar, renditet në fund të listës.

Ai falënderoi qytetarët për mbi 10,000 mesazhe dhe tha se gjatë gjithë fushatës u fokusua te promovimi i programit të partisë, jo te vetja.

Buzhala vlerësoi suksesin e ekipit të VV-së dhe tha se kjo për të ishte më e rëndësishmja.