Lajme

Albin Kurti uron Ditën e Veteranëve, duke kujtuar rezistencën heroike të familjes Jashari në Prekaz

12/30/2025 12:45
nga:Genita C

Albin Kurti uroi Ditën e Veteranëve, duke kujtuar  të gjithë luftëtarët e lirisë që kontribuan për çlirimin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai kujtoi aksionin e parë të policisë serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz më 30 dhjetor 1991, ku Rifati, Hamza dhe Ademi Jashari rezistuan me guxim.

Kurti theksoi se veteranët e UÇK-së janë dëshmitarë të sakrificës së dëshmorëve dhe falenderoi për rolin e tyre në krijimin e historisë së çlirimit të Kosovës.