Lajme

Ja sa vota kanë Kurti, Hamza, Abdixhiku e Haradinaj pas numërimit të 26,55% të fletëvotimeve

12/30/2025 10:18
nga:Genita C

Janë numëruar 26,55% e votave për kandidatët, sipas rezultateve preliminare, raporton GazetaBlic.

Kryeson Albin Kurti me 89,984 vota, i ndjekur nga Bedri Hamza me 40,724 vota.

Në vendin e tretë renditet Lumir Abdixhiku me 19,508 vota, ndërsa Ramush Haradinaj ka marrë 10,095 vota.

Numërimi i votave pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim.