Presidenti amerikan, Donald Trump ka pritur në takim kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyhu.
Pak para takimit të tyre, ata u deklaruan para mediave për një sërë temash.
Trump ka thënë se dëshiron të arrijë një marrëveshje mbi armëpushimin “sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Por duhet të ketë një çarmatim”, u tha ai gazetarëve, raporton Aljazeera.
“[Kjo është] një nga gjërat për të cilat do të flasim, sigurisht, por duhet të ketë një çarmatim të Hamasit”, tha ai.
Trump është pyetur edhe në lidhje me apelin e tij drejtuar autoriteteve izraelite që të heqin dorë nga padia e tyre për korrupsion kundër Netanyahut.
“Ai është një kryeministër në kohë lufte. Ai ka bërë një punë fenomenale”, tha Trump.
“Izraeli me njerëz të tjerë mund të mos ekzistonte tani, nëse doni të dini të vërtetën. Kjo është një deklaratë mjaft e madhe, por është e vërtetë”, tha ai.
Ndërkohë kryeministri izraelit tha se ka folur me miliarderin Elon Musk, një aleat të shquar të Trumpit, për të diskutuar zhvillimin teknologjik.


