Lajme

A ndikuan 100 eurot në rezultatin zgjedhor të VV-së? – Flet Kraki

12/29/2025 19:15
nga:G B

Kandidati për deputet nga koalicioni LVV-Guxo-Alternativa, Nezir Kraku ka folur rreth fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Moderatori i emisionit “DPT te Fidani”, Fidan Jupolli e pyeti kandidatin për deputet nëse fitorja e VV-së ishte korrekte pasi vetëm pak ditë para zgjedhjeve, Ministria e Financave njoftoi rreth vendimit për ekzekutimin e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët.

“A është fitore e sinqertë? A është fitore korrekte? A është fitore korrekte duke e ditur që i keni çkepur nga 100 euro pikërisht në prag të fushatës, rrogën e 13-të, shtesa për fëmijë, shtesa për pensionerë, centrimi i datës 28 dhjetor për me ardhë diaspora?”, e pyeti Jupolli, Krakin.

Sipas politikanit, koalicioni LVV-Guxo-Alternativa shënoi fitore të qartë dhe korrekte.

“Fitore më korrekte se kaq, fitore kaq qartë zor është me pasë. Ato 100 euro i sqaroi kryeministri Kurti një ditë. Nuk është hera e parë”, tha Kraki.