Nëpër Qendrat Komunale të numërimit, po verifikohen votat e subjekteve politike dhe numërohen votat e kandidatëve.
Kur janë numëruar 10.29 % e tyre, Lëvizja Vetëvendosje prin me më së shumti vota, pasuar nga PDK, LDK dhe AAK.
Sa i përket numrit të votave të kandidatëve, në Lëvizjen Vetëvendosje më i votuari është Albin Kurti me 35,364 vota, pasohet nga Glauk Konjufca, me 27,619 vota, Hekuran Murati me 14,531 vota, Albulena Haxhiu, me 14,214 vota, pasohet nga Donika Gërvalla që mori 12,503 vota, Xhelal Sveçla ka deri tani 11,421 vota. Pas Sveçlës renditet Hajrulla Çeku me 10,270 vota, Avni Dehari me 9,305 vota, Mimoza Kusari Lila me 8,779 vota dhe Ejup Maqedonci me 7,931 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës prin Bedri Hamza me 15,521 vota, pasohet nga Arian Tahiri me 7,413 vota, Përparim Gruda me 6,976 vota, Uran Ismaili me 5,417 vota dhe Sala Jashari me 4,970 vota që e kompletojnë pesëshen e parë. Pastaj në renditje është Vlora Çitaku me 4,285 vota, Arben Mustafa me 3,985 vota, Enver Hoxhaj me 3,511 vota, Eman Rrahmani me 2,843 vota dhe Rrahman Rama me 2,771 vota.
Në dhjetëshen e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë: Lumir Abdixhiku me 7,481 vota të siguruara, Hykmete Bajrami me 4,730 vota, Ukë Rugova me 4,057 vota, Doarsa Kica me 3,728 vota, Avdullah Hoti me 3,639 vota, Kujtim Shala me 3,304 vota, Anton Quni me 3,304 vota, Armend Zemaj me 2,499 vota, Lutfi Haziri me 2,271 vota dhe Janina Ymeri me 1,887 vota që e kompleton dhjetëshen e parë.
Bazuar në rezultatin preliminar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në kuvend do të përfaqësohet me gjashtë deputetë.
Gjashtë të parët sipas rezultatit të 10.29% të kutive të numëruara janë: Ramush Haradinaj me 4,149 vota, pasuar nga Daut Haradinaj me 2,638 vota, Besnik Tahiri me 2,519 vota, Bekë Berisha me 1,796 vota, Burim Ramadani me 1,661 vota dhe Time Kadrijaj me 1,647 vota.


