Lajme

Ekzekutohet pagesa prej 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët

12/29/2025 18:26
nga:G B

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar për ekzkutimin e shtesave për fëmijët dhe pensionistët që ishin premtuar para zgjedhjeve.

Njoftimi i tij:

Ekzekutohet pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 euro!

Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim.

Varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara.

Gëzuar Vitin e Ri!