Lajme

Lushtaku: Skenderaj edhe një herë tregoi se di të qëndrojë i bashkuar dhe i palëkundur në mbështetje të PDK-së

12/29/2025 13:51
nga:Genita C

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe mbështetjen ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se Skenderaj edhe një herë dëshmoi unitet dhe qëndrueshmëri në përkrahje të PDK-së, duke e cilësuar besimin e qytetarëve si të çmuar dhe të përhershëm.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Skenderajt,

Me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj për pjesëmarrje në zgjedhje dhe besnikërinë e treguar ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Skenderaj edhe një herë tregoi se di të qëndrojë i bashkuar dhe i palëkundur në mbështetje të PDK-së.

Faleminderit përjetësisht për besimin!