Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti pas rezultateve zgjedhore, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë shprehur vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja, raporton GazetaBlic.
Begaj u shpreh se beson që kjo votë duhet të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, me synim ndërtimin e një të ardhmeje të begatë, të drejtë dhe evropiane për Kosovën dhe qytetarët e saj.


