Lajme

Ambasadori gjerman uron Kosovën për “zgjedhje të qeta dhe demokratike”: Mezi presim të punojmë me institucionet e reja

12/29/2025 12:25
nga:Genita C

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar Kosovën për “zgjedhjet e qeta dhe demokratike”.

“Mezi presim të punojmë më institucionet e reja”, ka shkruar ai.

Dje në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku VV doli e para me mbi 49 për qind.

PDK u radhit e dyta, ndërsa LDK e treta.