Zyrtari i PDK-së, Artan Behrami, ka vlerësuar lart rolin e Bedri Hamzës në një nga periudhat më vendimtare për Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, Hamza ka qenë jo vetëm autoritet politik, por edhe figurë me peshë morale për partinë.
Behrami thekson se gjatë pesë viteve të fundit, Hamza ka dhënë një kontribut që, sipas tij, tejkalon angazhimin e shumë figurave në historinë 26-vjeçare të PDK-së, duke sakrifikuar karrierën personale për të ruajtur stabilitetin dhe vlerat e partisë.
Ai shton se në rrethana të vështira politike, pa Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin Kadri Veseli, Hamza ka menaxhuar situata të komplikuara dhe ka qenë mbrojtësi kryesor i PDK-së.


