Lajme

Latifi: Opozita dështoi të bashkohet dhe ia hapi rrugën goditjes fatale të Kurtit

12/29/2025 10:16
nga:Genita C

Profesori universitar Blerim Latifi ka kritikuar ashpër liderët opozitarë, duke vlerësuar se ata dështuan të bashkojnë forcat përballë pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, përjashtim bën vetëm Ramush Haradinaj, raporton GazetaBlic.

Latifi thekson se opozita, e papjekur politikisht, u fokusua për muaj të tërë në mosvotimin e kandidatit të VV-së për kryetar të Kuvendit, duke i dhënë Albin Kurtit hapësirë ta paraqesë atë si bllokim institucional.

Sipas tij, Kurti e shfrytëzoi këtë situatë për t’i dobësuar gradualisht kundërshtarët dhe për t’u dhënë “goditjen fatale”.

Ai përfundon se betejat e forta politike nuk fitohen me liderë që postet i kanë të fituara rastësisht ose si dhuratë.