Lajme

Cakolli: LVV drejt 56–57 mandateve, rezultati final varet nga votat jashtë vendit

12/29/2025 08:57
nga:Genita C

Sipas analizës së Eugen Cakollit, bazuar në rezultatet dhe trendin e deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje pritet të sigurojë 56 mandate, tetë më shumë se në zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK do të ketë 23 mandate, LDK 15 dhe AAK 6 mandate. Lista Serbe pritet të ketë 9 mandate, ndërsa komunitetet jo-shumicë ndajnë mandatet e mbetura, raporton GazetaBlic.

Cakolli thekson se me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, ndryshime të vogla mund të ndodhin mes LVV-së, PDK-së dhe LDK-së. Megjithatë, rreth 50–60 mijë vota nga diaspora mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar, ku LVV mund të arrijë deri në 57 mandate, ndërsa lëvizje të vogla priten edhe te PDK dhe LDK.

Postimi i plotë: