Lajme

VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e saj tradicional

12/29/2025 08:28
nga:Genita C

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore të rëndësishme në komunën e Malishevës, e njohur tradicionalisht si bastion i NISMA-s, raporton GazetaBlic.

Sipas rezultateve zyrtare, VV ka marrë 37,38% të votave, respektivisht 9,862 vota, duke lënë pas NISMA-n që ka siguruar 31,22% apo 8,237 vota.