Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani njoftoi pensionimin e tij nga futbolli profesionist të dielën, në moshën 38-vjeçare.
Vendimi u komunikua përmes një mesazhi lamtumire të postuar në rrjetet sociale, në të cilin ai shprehu mirënjohje për futbollin dhe për të gjithë ata që e mbështetën gjatë gjithë karrierës së tij.
“Faleminderit shumë, futbollit. Ti më formove, më testove, më mësove të ngrihesha kur rrëzohesha dhe më tregove të vlerësoja çdo hap të rrugës. Më lejove të realizoja ëndrra që, si fëmijë, dukeshin të pamundura, të takoja njerëz të jashtëzakonshëm në fushë dhe jashtë saj. Asgjë nga kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa familjen time, miqtë e mi, shokët e ekipit, trajnerët e mi dhe, më e rëndësishmja, njerëzit”, shkroi sulmuesi.
/GazetaBlic Sport/


