Lajme

Nga kaq mandate pritet t’i kenë partitë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

12/29/2025 00:56
nga:Sh R

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit përfunduan dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar rezultatet preliminare.

Sipas të dhënave të fundit, kur janë numëruar 99,26% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49,30%, ose 429,979 vota.

Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 21,01% ose 183,258 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13,59% ose 118,490 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 5,68% ose 49,571 vota.

E pesta është partia e serbëve të Kosovës, Lista Serbe me 4,74% ose 41,335 vota.

Bazuar në rezultatet e publikuara deri më tani, që nuk janë finale, mandatet në Kuvend do të ndaheshin kështu:

LVV – 56 ulëse

PDK – 23 ulëse

LDK – 15

AAK – 6

Lista Serbe – 10

Pakica jo serbe – 10