Lajme

“Ju duam pa masë. Kënaqësi. 52 është balli i tërmetit n’këtë vend”, Agim Bahtiri hyn live nga festa e Vetëvendosjes

12/28/2025 23:32
nga:G B

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Agim Bahtiri, ka hyrë ‘live’ në Facebook nga festa e Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin e Prishtinës.

I entuziazmuar Bahtiri mes zhurmës i tha disa fjalë.

Pavarësisht rezultateve preliminare, Bahtiri i qëndroi besnik parashikimit të tij, duke pretenduar se Vetëvendosje mori 52%.

“Ju duam fort, pa masë. Kënaqësi. 52 është balli i tërmetit n’këtë vend”, tha ai.